Flash News

E-TJERA

I dyshuar për pastrim parash të bandës "Çopja", arrestohet në Romë Klajdi Merkaj

I dyshuar për pastrim parash të bandës "Çopja",
Klajdi Merkaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes "Çopja", është arrestuar dje në Romë. Merkaj akuzohet për pastrim parash në favor të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Më herët, Gjykata e Posaçme e Apelit kishte lënë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenajt, Klajdi Merkajt, Manjola Hysenajt, si dhe për disa prona dhe biznese, përfshirë shoqërinë “Elba Beton”, “Hotel Demis” dhe “Ish-Vilën Gjuta”.

Sekuestrimet erdhën si rezultat i një operacioni të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, gjatë të cilit u kërkua arrestimi i 33 personave, por vetëm 11 prej tyre u vunë në pranga.

Vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët akuzohen për urdhërimin dhe financimin e gjashtë vrasjeve të familjarëve të kundërshtarit të tyre, Erjon Alibej, i njohur si "Krymi", janë respektivisht ekstraduar në Belgjikë dhe Dubai.

Konflikti midis dy grupeve nisi për shkak të mosmarrëveshjeve në trafikun e kokainës, ndërsa klani kriminal Çopja dyshohet se zotëron pasuri të shumta, një pjesë e të cilave tashmë janë sekuestruar.

Të fundit