Flash News

E-TJERA

Vrasja e Eduart Reçit, vëllezërit Duka heshtin para grupit hetimor

Vrasja e Eduart Reçit, vëllezërit Duka heshtin para grupit

Shkëlqim dhe Florjan Duka, dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e Eduart Reçit, kanë heshtur para grupit hetimor.

I dyshuari kryesor, Shkëlqim Duka oficer policie në Komisariatin Nr. 2, nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për ngjarjen.

Florian Duka ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit. Ata janë marrë në pyetje veçmas njëri-tjetrit.

Reçi ishte i angazhuar në ndërtimin e pallateve. Ndërkohë, aty pranë vendit ku ndodhi krimi, dy vëllezërit Duka kanë në pronësi një lokal. Pranë kësaj prone, sipërmarrësi Reçi synonte të ndërtonte një pallat.

Të fundit