Flash News

E-TJERA

“I forti” i Shkodrës kërkon lirinë: Nuk do të përfshihem më në krime

“I forti” i Shkodrës kërkon lirinë: Nuk do të

Safet Bajri, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Shkodrës ka kërkur lirimin me kusht, ndërsa i kanë mbetur për të shlyer edhe 10 muaj burg.

Kërkesa është depozituar pak javë më parë në Gjykatën e Tiranës, por ditën e sotme është bërë publike për mediat.

Ai e ka paraiqtur kërkesën me argumentin se nuk do të përfshihet më në krime.

Bajri e ka kërkuar edhe më herët lirinë, por kërkesa i është refuzuar. Ai u dënua nga autoritetet belge me 6 vite burg si pjesë e narkotrafikut. Bajri shleu 3 vite burg në Bruksel dhe 2 vite e dy muaj i ka shlyer deri më tani në qelitë e burgut 302.

Të fundit