Flash News

E-TJERA

I ftohti u mori gjithçka/ Prishet prodhimi i domates në Fier, fermerët bëjnë thirrje për ndihmë

I ftohti u mori gjithçka/ Prishet prodhimi i domates në Fier,

Fermerët e zonës së Topojës në Seman të Fierit po përballen me humbje të mëdha ekonomike, pasi prodhimi i domates është dëmtuar pothuajse tërësisht nga ngricat dhe i ftohti i menjëhershëm i ditëve të fundit.

I ftohti u mori gjithçka/ Prishet prodhimi i domates në Fier,

Sipas fermerëve, pavarësisht se kishin marrë masa parandaluese duke i mbuluar serrat, temperaturat e ulëta dhe ndryshimi i papritur i motit kanë qenë të mjaftueshme për të prishur të gjithë prodhimin. Domatet janë kalbur menjehere, duke lënë dhjetëra familje pa të ardhura.

I ftohti u mori gjithçka/ Prishet prodhimi i domates në Fier,

“E mbuluam prodhimin, por i ftohti erdhi shumë shpejt. Gjithçka u prish. Kemi shpenzuar për fara, plehra, punëtorë dhe tani nuk kemi asgjë për të shitur”, shprehen fermerët.

I ftohti u mori gjithçka/ Prishet prodhimi i domates në Fier,

Ata thonë se kjo situatë i ka futur në një krizë të thellë financiare, pasi shumë prej tyre kanë marrë kredi ose kanë investuar kursimet e familjes për këtë prodhimin e domateve.

I ftohti u mori gjithçka/ Prishet prodhimi i domates në Fier,

Fermerët i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore për ndihmë urgjente, duke kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga kushtet ekstreme atmosferike, si dhe politika mbështetëse për të përballuar humbjet.

I ftohti u mori gjithçka/ Prishet prodhimi i domates në Fier,

Të fundit