Flash News

E-TJERA

I ftohur nga kondicioneri apo mbartës i variantit 'Delta', epidemiologu shpjegon simptomat që bëjnë dallimin

I ftohur nga kondicioneri apo mbartës i variantit 'Delta',

Epidemiologu Taulant Muka ka folur rreth rrezikshmërisë së variantit të ri 'Delta' dhe simptomave kryesore të cilat na tregojnë nëse jemi ose jo të infektuar.

Duke folur në FaxNews, Muka ka sqaruar se ku qëndron diferenca mes një ftohjeje të shkaktuar nga  kondicioneri dhe rastit të një infektimi me variantin 'Delta'.

Sipas tij, simptomat tipike si humbja e shijes dhe e nuhatjes, janë kryesoret që bëjnë dallimin dhe ajo që duhet të na bëjë më të kujdesshëm, është mundësia e kontaktit me një person të infektuar me COVID19.

 “Patjetër që mund të jenë. Nuk është se simptomat ndryshojmë shumë nga variantet e reja që kanë ekzistuar. Të dhënat vijnë nga studime jo shumë të mirëorganizuara.

Në këtë aspekt unë nuk besoj se ndryshon në kontekstin e simptomatologjisë tipike të Sars Cov2 që në fund të fundit është e ngjashme me simptomatologjinë gripale, por që ajo që e bën diferencën është humbja e nuhatjes apo shijes për disa persona dhe në këtë kontekst është me vlerë për të përmendur se ftohja mund të ndodhë edhe për arsye të tjera që nuk ka të bëjë me Sars Cov-2-shin.

Edhe në Shqipëri që përdoren shumë kondicionerët është e natyrshme që të ndodhë. Ajo që duhet të na bëjë të kujdesëshëm është kur kemi qenë rast kontakti i një personi të konfirmuar pozitiv ose një grupmoshe që është më e rrezikuar se të tjerat për të patur komplikacione të sëmundjes‘, tha Muka.

Ndër më të rrezikuarit, Muka përmend grupmoshat 60-65 vjeç, të cilët kanë edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Unë besoj që varet nga grupmoshat që ne flasim. Nëse është një grupmoshë e re nuk besoj që është shumë e rrezikuar për sa i përket impaktit që mund të ketë në shëndet.

Mos të harrojmë që në moshat e reja nën 40-vjeç virusi ka impakte negative në nivele shumë të ulta krahasuar me grupmoshën 60-65 vjeç të cilët kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese“, theksoi Muka.

 

Të fundit