Flash News

E-TJERA

I ftuar nga Presidenti Matarella, Begaj do vizitojë Italinë në 26 maj, ja axhenda

I ftuar nga Presidenti Matarella, Begaj do vizitojë Italinë në 26

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, në datat 26-27 maj 2023 me ftesë të homologut të tij, Sergio Mattarella.

Në datën 26 maj 2023, Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti i Italisë, z. Sergio Mattarella dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta e të zgjeruara në Pallatin Quirinalle.

Në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Romë, Begaj do të pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

Ndërsa, më 27 maj 2023, Presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.

Të fundit