Flash News

E-TJERA

I ftuar nga Turqia, Cakaj në SEECP: Bashkëpunim mes vendeve tona në luftën kundër COVID19

I ftuar nga Turqia, Cakaj në SEECP: Bashkëpunim mes vendeve tona

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP për të biseduar për mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve në luftën kundër COVID-19.

Në një status në Facebook, Cakaj shkruan se ishte i ftuar nga ministri i jashtë turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ku gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Ai konfirmoi se Shqipëria do të marrë pjesë aktivisht dhe do të kontribuojë në nismat e bashkëpunimit rajonal.

Statusi i plotë: 

Sot, në Antalia, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu, morëm pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP për të biseduar për mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve tona në luftën kundër COVID19.
Po ashtu, theksuam domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë, shtuar cilësinë e burimeve njerëzore, zhvilluar ndërlidhjen infrastrukturore dhe forcuar lidhjen në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës.
Shqipëria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal 

Të fundit