Flash News

E-TJERA

“I gjatë dhe pa fakte”, Fjalimi i Ramës në KiE, Mustafaj: Ishte dështim. Nuk e kuptova çfarë kërkonte

“I gjatë dhe pa fakte”, Fjalimi i Ramës në KiE,

Analisti Besnik Mustafaj e ka quajtur të dështuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg.

Duke folur në emisionin “Radar Informativ” në ABC, Mustafaj tha se fjalimi ishte shumë i gjatë dhe nuk solli fakte.

I akuzoi për integritet moral, duke i thënë që ju duhet të lani mëkatet e paraardhësve dhe si njerëz që nuk kuptojnë dhe këtë e thelloi gjarë përgjigjes së pyetjeve.

Ishte tmerrësisht e ekzagjëruar. Ishte mentaliteti i Edi Ramës kur i drejtohet parlamentit shqiptar. Në mënyrë absolute jashtë gjuhës, sjelljes normale. Kishte një fakt të rëndëisshëm që Rama donte ta identifikonte, që asnjë akuzë nuk ekzistonte për ata që janë në Hagë. Unë nuk kuptova asgjë çfarë kërkonte.

Në momente të caktuar m’u duk sikur po kërkonte një raport të ri. As këtë nuk e kërkoi në mënyrë të qartë. Madje një deputet apo dy ia kujtuan se nuk janë prokurorë.

Për mua ishte një dështim dhe më vjen shumë keq”, tha Mustafaj. 

Të fundit