Flash News

E-TJERA

I gjenden 7 kg kanabis në banesë, arrestohet 67-vjeçari në Kurbin

I gjenden 7 kg kanabis në banesë, arrestohet 67-vjeçari në

Një 62-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pasi iu gjet në banesë një sasi prej 7 kg e 350 gramë kanabis sativa.

Sipas policisë sasia e drogës do të shitej në doza nga 62-vjeçari. Ky i fundit u arrestua në flagrancë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Streha”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi B. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale", njofton policia.

Të fundit