Flash News

E-TJERA

I gjenden në banesë kanabis, shpatë, unifoma policie dhe municion luftarak; arrestohet 37-vjeçari

I gjenden në banesë kanabis, shpatë, unifoma policie dhe municion

Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi në banesë iu gjetën kanabis, vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, thikë, shpatë, uniforma policie, tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.

Personi që ra nga prangat e policisë është D. K., ndërsa banesa e tij ndodhej në lagjen nr.15, Durrës. Ai ka qenë i dënuar më parë për "Armëmbajtja pa leje".

Kështu bën me dje policia, ndërsa shton se 37-vjeçari akuzohet për një sërë veprash penale. Mbi të rëndojnë akuzat për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", "Mbajtje pa leje e armëve të ftohta", "Vjedhje e veprave të artit e kulturës", "Organizm të lotarive të palejuara" dhe "Mbajtje pa të drejtë e uniformës".

Të fundit