Flash News

E-TJERA

I hoqën burgun përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë vendos rigjykim për 3 gjyqtarët

I hoqën burgun përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë vendos

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve, të cilët i hoqën dënimin me burg për jetë Drita Priftit.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë, me tjetër trupë gjykuese.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008. Ndërsa në shkurt të vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit, vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.

Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, çka uli dënimin e tij me 1/3.

Të fundit