Flash News

E-TJERA

'I hoqën mundësinë' për të shpërndarë Parlamentin, Meta u tregon vijën e kuqe 'sfidantëve': Populli i 2 marsit është aty!

'I hoqën mundësinë' për të
Në foto: Presidenti Meta në konferencë për shtyp me gazetarët

Pavarësisht ligjit të ri për Presidentin, i cili e pengon në bazë të Kushtetutës që të shpërndajë Parlamentin, Meta nuk ka “zhgënjyer” të jap mesazhin e tij për kundërshtarët politik.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kreu i lartë i shtetit u ka treguar vijën e kuqe të Kushtetutës “sfidantëve”, duke u shprehur se e ka popullin e 2 Marsit me vete.

“Nuk ka mbi Kushtetutën asgjë. Mbi Kushtetutën është vetëm populli. Populli i 2 marsit aty është vetëm se është shumfishuar. Të merren me pandeminë, i ftoj dhe këta oligarkët të mos paguajnë kot dhe për të gjitha ato që unë kam kthyer. Sepse do të zgënjehen. Nuk do të ketë vazhdimësi të këtyre interesave korruptive dhe klienteliste siç mund të ketë ndodhur në të kaluarën.

25 prilli do të jetë një referndum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligrakik që do t’i kthejë qytetarët në qenie pa vlerë, të pafuqishëm, të pambrojtur, që të ndodhin ato ngjarje që edhe po ndodhin dhe i shikojmë përditë. Vetëm e vetëm që të fryhen si shushunja disa individë.  Kështu që rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme. Kushtetuta mbi të gjitha. Mbi Kushtetutën vetëm popull”, shtoi Meta.

Të fundit