Flash News

E-TJERA

Krimi horror në Fier/ Reagon politika: Të marrë ndëshkim maksimal! Turp e faj për shoqërinë dhe shtetin

Krimi horror në Fier/ Reagon politika: Të marrë ndëshkim
Foto nga vendngjarja

Ngjarja e rëndë në Fier, ku një 8-vjeçar u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos nga fqinji i tij, ka ngjallur reagime edhe nga politika.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant     Balla ishte i pari që reagoi lidhur me ngjarjen e rëndë. Në një postim në Facebook, Balla kërkoi një dënim maksimal të autorit.

“Krimi horror në Fier duhet të marrë një ndëshkim maksimal dhe të menjëhershëm nga drejtësia”, shkruan Balla.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, u shpreh nga Kuvendi ”Më lejoni që në emër të grupit parlamentar dhe të gjithë kolegëve të tjerë  të shpreh mendimet për lutjet tona për ngjarjen makabër në Fier, gjithë jemi me familjen e atij fëmije në Fier që nuk jeton më.”

Ngjarja e rëndë në Fier, ku një fëmijë 8-vjeç është vrarë dhe më pas është ekzekutuar nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka sjellë edhe reagimin e politikës. E para që ka reaguar ka qenë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjes.

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho u shpreh se është faj dhe turp për shoqërinë tonë dhe shtetin, që lejuan një fëmijë 8-vjeçar të bëhet viktimë e një krimineli.

“Edhe një fëmijë tjetër tetëvjeçar bëhet viktimë e një krimineli! E çfarë vlere ka të thërrasim sot se krimineli duhet të marrë ndëshkimin maksimal, kur krimineli ishte aty e askush nuk e ngriti zërin më parë, që ai të mos ishte i lirë dhe jashtë mbikqyrjes së organeve të zbatimit të ligjit, të cilat e kanë për detyrë parandalimin e akteve kriminale?! Çfarë krimi makabër!

Dhe çfarë turpi për të gjithë ne si shoqëri! Sepse me heshtjen tonë e lamë fëmijën në duart e lira të kriminelit. Sa turp e faj bashkë për shtetin, që me mosveprimin e vet është po aq fajtor sa krimineli në vrasjen e 8 vjeçarit të gjorë, jeta e të cilit nuk mund të shpaguhet me asgjë”, shkruan Xhixho.

Elisa Spiropali i ka bërë thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

“E tronditur nga vrasja makabre në Fier. Me mendje dhe zemër pranë familjes së fëmijës në dhimbjen e tyre të paimagjinueshme. Lus mediat të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve me detaje të tepërta të aktit apo vendngjarjes. U bëj thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje të zezë që na lëndon të gjithëve. Shpirti i tij i pafajshëm u prehtë në paqe”, shkruan Spiropali.

 

Të fundit