Flash News

E-TJERA

"I humbur" teksa vendi është përfshirë nga flakët? Çako: Kam qenë në një eveniment familjar, leje i marr vetëm Zotit

"I humbur" teksa vendi është përfshirë nga
Haki Çako

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për situatën e zjarreve në vend dhe për akuzat se "kishte humbur" teksa vendi prej dy javësh është i përfshirë nga flakët.

Ai është shprehur se ky pretendim është i pavend dhe se është shkëptur nga puna vetëm për dy ditë. Çako tha se në fundjavë ka patur angazhime familjare, ose eveniment, siç e cilësoi ai. Ky i fundit tha për "Report tv" se nuk ka pse t'i marrë leje askujt dhe se është në konform me procedurat ligjore.

"Jemi në operacion, do të vazhdojmë me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjithë kapacitete. Për të mos depërtuar. Kam qenë në fundjavë për një eveniment familjar, nuk mund t'i marr leje askujt përveçse Zotit dhe procedurave ligjore. Nuk është e vërtetë që kam një javë që kam humbur. Kam qenë për dy ditë në një eveniment familjar", tha ai.

Çako deklaroi se po bëhet maksimumi për të vënë nën kontroll flakët dhe bëri me dije se një helikopter është në shërbim, ndërsa tjetri po riparohet.

"Sot janë në terren rreth 500 forca të armatosura bashkë me të gjitha strukturat e tjera. Helikopterët duhen futur në remont dhe kanë orët e tyre të fluturimit. Kemi 2 helikopterë, aktualisht njëri është në operacion ndërsa tjetri për shkak të një defekti është ende në remont", tha shefi i Emergjencave Civile.

Të fundit