Flash News

E-TJERA

Dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia, përfaqësues të ambasadës takim me shefin e Komisariatit nr. 1

Dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia, përfaqësues të

Përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Romë janë paraqitur në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë për të marrë informacion hetimet e lidhura me dhunimin e 22-vjeçares keniane, Joy.

Mësohet se përfaqësuesit e ambasadës janë takuar me shefin e komisariatit për të mësuar detaje.

Joy është në koma prej 22 gushtit, kur u gjet me shenja dhune dhe pa ndjenja në oborrin e banesës së saj. 22-vjeçarja kishte marrë dëmtime të rënda nga dhuna e ushtruar.

Prokuroria e Tiranës regjistroi veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

E para që u pyet lidhur me ngjarjen ishte shoqja e dhomës së Joyt, e cila ishte nga Gana. PO ashtu janë marrë në pyetje edhe pronari i kazinosë ku Joy punonte dhe kolegët e saj.

Jan kqyrur edhe kamerat e sigurisë përreth zonës së banesës ku Joy u gjet pa ndjenja.

Bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore dëmtimet e shkaktuara në trup janë si pasojë e hedhjes nga lartësia.

Të fundit