Flash News

E-TJERA

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, lajmërohet protestë te Ministria e Arsimit

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, lajmërohet protestë te

Shoqëria civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit të enjten në orën 17:00 nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”.

Protestuesit kërkojnë më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët dhe kërkojnë ndaljen e akteve të dhunës ndaj tyre.

Ky tubim pritet të zhvillohet pas ngjarjes së ndodhur në një kopsht privat, ku një 3-vjeçare dyshohet se u dhunua barbarisht nga edukatorja e saj, e cila i theu këmbën.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt një protestë lidhur me këtë ngjarje edhe përpara ambienteve të kopshtit ku shkonte e mitura.

 

Të fundit