Flash News

E-TJERA

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, qytetarët në protestë: Duam siguri për fëmijët tanë

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, qytetarët në

Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë pas rastit të rëndë të dhunimit të 3-vjeçares, nga edukatorja e saj në një kopsht privat në kryeqytet.

Me pankarta në duar para Ministrisë së Arsimit, ata kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet.

 “Jam shumë e indinjuar për atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës.

Ku janë organet kompetente? Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private. Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë.

Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të gjitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë.

Këtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 fëmijë janë në shtet për 2 edukatore në shtet. Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantët, po këta të vegjlit tanë?”-u shprehën protestuesit mes të tjerash.

Të fundit