Flash News

E-TJERA

Dhunimi i Arben Çipës në Sarandë, Unioni Turistik Shqiptar kërkesë ILD, Policisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm

Dhunimi i Arben Çipës në Sarandë, Unioni Turistik Shqiptar

Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar pas dhunës ndaj kryetarit të Degës së Unionit Turistik për Sarandën, Arben Çipa.

Unioni ka apeluar ndaj organeve më të larta ligjzbatuese të reagojnë dhe të mos tolerojnë që raste të tilla të bëhen shkas për të frenuar investimet në sektorin e turizmit

REAGIMI:

Unioni Turistik Shqiptar, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, e dhunimit të Kryetarit të Degës së Unionit Turistik për Sarandën, z. Arben Çipa, e cila ka tronditur gjithë komunitetin e biznesit të turizmit, po ju drejton këtë apel publik.

Ndodhia në fjalë, e publikuar në gjithë spektrin e mediave shqiptare dhe që vijon të shtojë jehonë në diskutimet publike, përbën një akt të paprecedent të dhunimit të një biznesmeni të njohur të qytetit të Sarandës nga dy individë të cilët e kanë sulmuar barbarisht me pretendime se po u shfrytëzon pronat që nuk figurojnë në pronësinë e tyre, por ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë, ku në pronat e pëlqyera nga të fortët e katundit nuk lejohet të investojë askush tjetër përveç tyre.

Komuniteti ynë është i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shëmtuar, të cilat për fat të keq vazhdojnë të përsëriten, pasi këto raste nuk marrin ndëshkimin e merituar nga autoritetet, siç ndodhi edhe në rastin konkret të vendimit të Gjykatës së Faktit, Sarandë, e cila vendosi arrest shtëpie për njërin nga autorët e arrestuar të ngjarjes, që sipas raportimit të mediave, personat në fjalë janë edhe me precedente juridik në të kaluarën.

Përmes kësaj deklarate, ne bëjmë apel organeve më të larta ligjzbatuese të reagojnë dhe të mos tolerojnë që raste të tilla të bëhen shkas për të frenuar investimet në sektorin e turizmit dhe të dëmtojnë imazhin e mirë të Shqipërisë turistike.

Me besimin se reagimi juaj nuk do të jetë thjesht burokratik, por aktiv institucional dhe rigoroz!

Kryesia e Unionit Turistik Shqiptar.

Të fundit