Flash News

E-TJERA

Atentati i dyfishtë në Astir, Prençi: Vrasja e Mihasit u gjurmua nga autorët, me dijeni të policisë

Atentati i dyfishtë në Astir, Prençi: Vrasja e Mihasit u

Ish-drejtuesi i Policisë Shemsi Prençi deklaroi në ‘Politiko’ nga Alfred Lela, se vrasja në Astir e Erigers Mihasit u bë me gjurmim të kundërshtarëve, të vendosur në dijeni nga policët.

Prençi u shpreh se policia e Rinasit më parë ka njoftuar kundërshtarët e tij për mbërritjen e Mihasit në Shqipëri, se sa efektivët të cilët ishin duke e kërkuar viktimën.

“Nëse viktima e radhës ishte Erigers Mihasi, eksponent i botës së krimit, si ka mundësi që më parë e morën vesh kundërshtarët e Mihasit qe e donin të vrarë, se sa policia që e priste. Sepse ishte një person në kërkim.  Policia e Rinasit më parë ka lajmëruar kundërshtarët e Mihasit se Mihasi u fut në Shqipëri se sa strukturat e policisë për ta gjurmuar këtë person, se mund të vriste dikë në Shqipëri ose mund ta vrisnin. Është vrasje e gjurmuar nga kundërshtari me dijeninë e policisë, kam bindje të plotë”, u shpreh Prençi.

Të fundit