Flash News

E-TJERA

Atentati i Erion Hasanbelliut në Belgjikë, arrestohet në Vjenë Kasandër Noga

Atentati i Erion Hasanbelliut në Belgjikë, arrestohet në

Kasandër Noga, i dyshuari kryesor në atentatin e Erion Hasanbelliut në Belgjikë dy ditë më parë, është arrestuar në Vjenë. Mësohet se Noga është lokalizuar nga policia belge në bashkëpunim me atë shqiptare.

Noga është arrestuar teksa po dilte nga shtëpia për të shkuar në aeroporti nga ku do të nisej me fluturim drejt Tiranës.

Erion Hasanbelliu mbeti i plagosur rëndë pas atentatit që iu bë në qendër të Brukselit në hyrje të një hoteli mbrëmjen e së shtunës. Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba në shpinë dhe në kofshë, ndërsa autori i dyshuar është Kasandro Noga.

Noga dhe Hasanbelliu ndodhen prej vitesh në hasmëri. E nisur në vitin 2000 në Shqipëri, hakmarrja të dyve vijoi edhe në rrugët e Brukselit.

Më 19 gusht të vitit 2000, kur Kasandro Noga hyri në Sanatorium nën shoqërinë e Julian Çelës, shkelmoi derën e reanimacionit aty ku ndodhej Aqif Hasanbelliu (babai i Erionit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geron Hasanbelliut).

Pasi iu hoqi serumet, Çela dhe Noga me breshëri kallashnikovi ekzekutuan Hasanbelliun dhe Hajdinin. Ngjarja ndodhi për motive hakmarrja pasi viktimat kishin ekzekutuar vite më parë vëllain e Nogës.

Erion dhe Geron Hysenbelliu u vunë në ndjekje të Çelës dhe Nogës. Dy vite më vonë, vëllezërit Hasanbelliu tentojnë të hakmerren. Në Antwerp të Belgjikës në vitin 2002, i bëjnë atentat Çelës dhe Nogës, ku Çela mbeti i vdekur ndërsa u plagos rëndë Kasandro Noga.

 

Të fundit