Flash News

E-TJERA

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ 151 të plagosur pasi u hodhën nga lartësitë

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/  151 të plagosur pasi u

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi pasditen e së mërkurës qytetin e Stambollit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mbarë vendin. Lëkundjet e forta u pasuan nga pasgoditje të shumta, ndërsa autoritetet turke kanë bërë me dije se deri më tani nuk raportohet për humbje jete.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 151 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e panikut gjatë lëkundjeve. Shumë prej tyre janë hedhur nga dritaret apo ballkonet e banesave për të shpëtuar, duke pësuar lëndime, por fatmirësisht asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

“Nuk ka pasur humbje në jetë njerëzish. Vazhdon në spitale trajtimi i 151 shtetasve të cilët kanë mbetur të plagosur pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të panikut dhe nuk janë në rrezik për jetën”, thuhet në një deklaratë zyrtare nga autoritetet.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka deklaruar se të gjitha forcat emergjente janë vendosur në gatishmëri dhe janë të dislokuara në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për të monitoruar situatën.

Raportimet e para theksojnë se nuk ka dëme të konsiderueshme në objektet e banimit në qytet, ndërsa strukturat e mbrojtjes civile po kryejnë inspektime për të garantuar sigurinë e ndërtesave.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare deri në normalizimin e plotë të situatës.

Të fundit