Flash News

E-TJERA

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, Hoxha: Rama i hodhi benzinë zjarrit

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, Hoxha: Rama i hodhi benzinë

Ngjarja e ndodhur në qytetin e Vlorës para dy ditësh ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka marrë vëmendje të gjerë mediatike. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Euronews Albania tha se dinamika e ngjarjes do të kishte qenë ndryshe nëse i përfshirë nuk do të ishte një vlonjat, por një person nga një qytet tjetër.

Ai kritikoi reagimin e kryeministrit, duke thënë se ndërhyrja e tij mediatike e përkeqësoi situatën dhe e përshkallëzoi tensionin.

“Ne kemi parë deri tani copëza të një mozaiku, kemi parë ato që kanë dashur të na japin. Kemi të bëjmë me një djalë të ri që shkon aty për muajt e verës për të punuar. Kemi një efektiv që shfaqet aty me ca precedentë. Ti ke në spital njerëz që kanë pësuar në fytyrë fraktura, edhe ne nuk e kemi parë pjesën tjetër. Ka ndërhyrë dhe kryeministri, që i ka hedhur benzinë zjarrit dhe situata është bërë kaotike.

Ndërkohë, pronari i objektit është një nga investitorët më seriozë, ka tre resorte. Përveç se është pronar, është dhe punëdhënësi më i madh në atë qytet.

Vendi ku ndodh ngjarja është Vlora. Vlora s’ka sebep të madh për të nisur sherri. Se po të ishte ndonjë jabanxhi, e dimë ne sesi mund të ndodhte. “– tha Hoxha.

 

Të fundit