Flash News

E-TJERA

Krimi i organizuar/ Policia e Shtetit dhe Europol bien dakord për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve

Krimi i organizuar/ Policia e Shtetit dhe Europol bien dakord për rritjen e

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Jean-Philipe Lecouffe, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Europol-it.

Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, si dhe u ra dakord për rritjen e shkëmbimeve në ndihmë të përpjekjes së përbashkët për goditjen e krimit të organizuar.

Muhamet Rrumbullaku e falënderoi drejtuesin e Europol-in për kontributin e dhënë në disa operacione të përbashkëta, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për Shqipërinë vazhdimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i ndërveprimit mes agjencive të zbatimit të ligjit.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Europol-it vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit dhe angazhimin për të dhënë një kontribut me vlerë në goditjen e krimit të organizuar.

Të fundit