Flash News

E-TJERA

Sulmi i Ramës, reagon autori i ‘Report’:Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja

Sulmi i Ramës, reagon autori i ‘Report’:Të dielën e

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj televizionit italian “Rai 3” pasi emisioni “Report” ka publikuar dy ditë më parë një dokumentar i cili nxirrte zbuluar propagandën e tij për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sa i përket reformës në drejtësi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sigrfido Ranucci, autor i “Report” dhe njëkohësisht zëvendëspresident i RAI.

Në reagimin e tij në Facebook Ranucci ka perifrazuar reagimin e kryeministrit Rama dhe ka thënë se Engjëlli i tij e ka pranuar vetë që ka qenë avokat i narkotrafikantëve dhe se është njeriu kyç i marrëveshjes Rama - Meloni, dhe kjo bisedë,- thotë Ranucci, do të publikohet së shpejti.

Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t Sigfrido Ranucci:

Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon ‘Report’.

'Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë': kështu e përcakton kryeministri shqiptar Edi Rama investigimin e‘Report’, të transmetuar të dielën (21 prill) në Rai 3, prodhuar nga Giorgio Mottola kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët.

Në një koment për ‘Shqiptarja.com’, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se:‘një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjeje ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat u shfaqën shqiptarët në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria u prezantua si djepi i krimit në Europë... ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej  bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Engjell Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.’

Agaci, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studioje të njohur ligjore në Romë, etiketohej si ‘avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës’, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku do të kishin vuajti dënime më të ulëta se ato të marranë Itali.   

Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. ‘Sekretarit të Përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar’, sqaron Edi Rama, ‘i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i ‘Report’, i cili me paturpësi epike nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet që i janë dërguar me shkrim’, kështu Agaçi ka bërë me dije se ‘do të bëhet ankim ndaj shpifësit’.

‘Report’ përgjigjet se: Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohem shumë në emër të së vërtetës, kështu ne do t'i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Raporti transmetohet çdo të diel në Rai 3 në orën 20:55

 

Të fundit