Flash News

E-TJERA

I iku policisë dhe u hodh në lum, humb jetën 20-vjeçari shqiptar në Austri

I iku policisë dhe u hodh në lum, humb jetën 20-vjeçari

Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u hodh në një lumë  në Austri.

Policia dyshon se i riu mund të merrej me trafik. Kjo për shkak se ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.

Ai kaloi kufirin me makinën, që mendohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë. I riu u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat.

Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për të.

Të fundit