Flash News

E-TJERA

I infektuar me Covid-19/ Ndërron jetë 5-vjeçari nga Saranda, ishte dërguar për kurim në Turqi

I infektuar me Covid-19/ Ndërron jetë 5-vjeçari nga Saranda,

Një fëmijë 5-vjeçar nga Saranda ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Mësohet se 5-vjeçari qëndronte prej 8 ditësh i shtruar në Spitalin e Sarandës. Pasi gjendja e tij u rëndua, fëmija u nis me urgjencë drejt Tiranës.

Me të mbërritur në kryeqytet, mjekët vlerësuan se fëmija kishte nevojë për mjekim të specializuar. 5-vjeçari u dërgua në Turqi ku edhe ndërroi jetë.

Kujtojmë se kurba e infektimeve ka pësuar një luhatje, herë në zbritje herë në ngjitje. Fatalitetet në ditët e fundit kanë shënuar një rënie të lehtë.

Të fundit