Flash News

E-TJERA

I infiltruar në protestën kundër korrupsionit të Veliajt, Ervin Zela i dënuar me 12 vite burg në Itali për vrasje

I infiltruar në protestën kundër korrupsionit të Veliajt,

 

Ervin Zela është një nga personat e infiltruar në protestën e thirrur nga opozita para Bashkisë së Tiranës.

Gazetari Telnis Skuqi, me një postim në Facebook, shkruan Ervin Zela është dënuar me formë të prerë nga gjykatat italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni.

Në protestën e zhvilluar dje, Zela ushtroi presion mbi protestuesit që kërkuan largimin e Erion Veliajt nga bashkia, pas skandalit "5D" të korrupsionit.

"Në një shoqëri demokratike, roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat dhe integritetin e qytetarëve të tij.

Ervin Zela, i dënuar me formë të prerë nga gjykatat italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni, është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit që thjeshtë kërkojnë që paratë e vjedhura të kthehen në të mirën publike.

Kjo sjellje e papranueshme e kryebashkiakut në Tiranë nuk duhet të shpëtojë pa pasur pasoja të rënda.

Përveç ndotjes së imazhit të qytetit dhe institucioneve lokale, kjo gjest tregon një mungesë të theksuar të respektit për ligjin dhe të drejtësisë.

Kryebashkiaku duhet të përballet me përgjegjësi për veprimet e tij dhe të paguajë për shkeljen e ligjit", shkruan gazetari.

 

Të fundit