Flash News

E-TJERA

I intubuar prej disa ditësh, COVID-19 i merr jetën ish-basketbollistit Petraq Gjogu

I intubuar prej disa ditësh, COVID-19 i merr jetën ish-basketbollistit
Foto Ilustruese

COVID-19 i merr jetën basketbollistit të njohur nga Berati dhe njëkohësisht arbitrit të ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu.

72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Tiranë. Ai ishte intubuar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, por që nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend. Në vitin 2001, Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat.

Të fundit