Flash News

E-TJERA

I intubuar prej një jave te "Shefqet Ndroqi"/ Ndërron jetë 32-vjeçari, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

I intubuar prej një jave te "Shefqet Ndroqi"/ Ndërron
Spitali "Shefqet Ndroqi"

Është rritur bilanci i viktimave me moshë të re nga koronavirusi. Një 32 vjeçar nga Belshi ka humbur betejën me Covid-19.

Ai ishte në intubim prej një jave te spitali "Shefqet Ndroqi". I riu nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

32-vjeçari, Alban Hidri ishte babai i një fëmije 2 vjeç. Gjithashtu ishte i përfshirë në politikë si kryetar i grupseksionit të PD në Belsh.

Ai kishte patur më parë prindërit me koronavirusi dhe i shoqëronte për në spital, ku dyshohet se është infektuar edhe vetë.

Në vendin tonë janë regjistruar gjithësej  2046 viktima nga Covid-19, mes tyre edhe të rinj me ose pa sëmundje të tjera.

Të fundit