Flash News

E-TJERA

I ishte hequr ndihma ekonomike, 48-vjeçarja ndërron jetë pas debatit me kryebashkiaken e Lushnjes

I ishte hequr ndihma ekonomike, 48-vjeçarja ndërron jetë pas

Një 48-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnjë. Viktima është identifikuar si Shpresa Cani.

Nga informacionet paraprake ajo është ndier keq pas një debati të ashpër me kryebashkien Eriselda Sefa dhe punonjësit e tjerë të këtij institucioni.

48-vjeçarja kishte shkuar pranë zyrave të bashkisë, pasi i ishte hequr emir nga lista e përfituesëve të ndihmës sociale.

Pavarësisht thirrjes së ambulancës, Cani ka ndërruar jetë në vend. PPas dorëzimit të materialeve nga policia, pritet që prokuroria të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit