
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
Covid-19, rritet sërish numri i viktimave dhe i rasteve të reja në 24 orë
I jepet lamtumira e fundit Bashkim Koplikut! E bija: Nuk vdiq nga COVID-i, por nga pakujdesia e shtetit

I jepet lamtumira ish-ministrit dhe politikanit të njohur shqiptar, Bashkim Kopliku, i cili humbi jetën pas infektimit me COVID-19.
Familjarë, miq, të afërm dhe personalitete shqiptare i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni të mbajtur në ambient të hapur në Durrës.
Me lot në sy, gjatë fjalës së saj e bija e Koplikut u shpreh se i ati nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit.
“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit. Nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha ajo.
Kujtojmë se, Kopliku humbi jetën në moshën 77 vjeçare, teksa priste të dërgohej me avion ambulancë në Itali. Mendohet se shkak i vdekjes mendohet se ka qenë mungesa e oksigjenit. Familjarët e tij kanë akuzuar shtetin për mungesën e shërbimit të duhur shëndetësor, ndërsa tregojnë se pati vonesë charteri.
Edhe autoambulanca, sipas tyre, për ta transportuar nga Durrësi në Rinas e më pas drejt Breshias është vonuar disa orë. Ambulanca ka shkuar në orën 16.00 në Durrës dhe në momentin kur është marrë nga dy infermierë me barelë për t’u futur në ambulancë, e kanë marrë pa oksigjen.
Kopliku ka qenë deputet tre herë në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetar i Komitetit të 1-rë pluralist në 1991, Zv/Kryeministër, Ministër i brendshëm në qeverinë e parë demokratike, Ministër i ekonomisë dhe kryetar i komisionit të ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë.
Ditari politik









Të fundit

Kryemadhi në Divjakë: Fokusi i LSI është fuqizimi ekonomik i gruas
27 Janar 2021, 10:17



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Janar 2021, 09:24

Reshje dëbore gjatë natës në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës
27 Janar 2021, 09:10
25 vjet përkujtime të Holokaustit në bundestagun gjerman
27 Janar 2021, 08:51
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Metës
27 Janar 2021, 08:40
Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye
27 Janar 2021, 08:36
Telefonata e parë Biden-Putin, VOA zbardh detaje nga biseda
27 Janar 2021, 08:23
Senati konfirmon Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit
27 Janar 2021, 08:21
Ulen temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot
27 Janar 2021, 08:17
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
27 Janar 2021, 08:10
‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar
27 Janar 2021, 08:08

Horoskopi, 27 janar 2021
27 Janar 2021, 07:52