Flash News

E-TJERA

I jepet sot lamtumira gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji

I jepet sot lamtumira gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji. Homazhet do të mbahen në orën 10:00-12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura, aty ku Zheji studioi dhe u diplomua për regjisurë.

Miqtë, kolegë e bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën për t’u përcjellë më pas në Varrezat e Tufinës.

Gazetari dhe publicisti ndërroi jetë befas nga një arrest kardiak ditën e shtunë, në Sarandë, ku po festonte ditëlindjen e të birit.

Zheji vinte nga një familje e shquar në botën e artit dhe letrave. I ati Petro Zheji, i përkiste plejadës si përkthyes e dijetar, ndërsa e ëma, Besa Imami, ishte aktore.

Të fundit