All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

I ka lënë pa ujë e ushqim, Animal Rescue rrëzon propagandën e Ramës dhe Veliajt

All - Paragraf - 1

I ka lënë pa ujë e ushqim, Animal Rescue rrëzon

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po lë në mëshirë të fatit kafshët endacake.

All - Paragraf - 3

Ai shpenzoi miliona lekë me argumentin se ka hapur një qendër për strehimin e kafshëve endacake, por s’po harxhon asnjë kokërr leku për to.

Së fundmi ka qenë dhe kryeministri Edi Rama ai që është mburrur në Facebook, me godinën e një spitali që do të shërbejë për kafshët.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale, dy foto të godinës, e cila është në ndërtim e sipër në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë dhe iu kërkon ndjekësve që ta gjejnë se për çfarë do të shërbejë.

I ka lënë pa ujë e ushqim, Animal Rescue rrëzon

Mirëpo Animal Rescue Albania ka publikuar një video në rrjetin social Fcebook, ku duket se si qentë po ngordhin nga uria dhe mungesa e ujit, ndërsa për trajnime veterinare as që bëhet fjalë.

Denoncimi i Animal Rescue Albania

Kjo eshte gjendja katastrofike ne te cilet mbahen qente ne strehen e Bashkise se Tirane. Atje ku tashme kasapet veteriner te Bashkise kane marre licence per te vazhduar per te vrare qente e kryeqytetit.

Me pare e benin fshehtas duke i ngulur gjilpera me acid ne zemer tani e bejne duke i lene te paushqyer e pa kujdes mjekesor qente e gjore qe vdesin neper kafaz te mbuluar nga feçet e tyre e mizat qe i hajne te gjalle.

@agjenciambrojtjeskonsumatorit keni nje situate epidemiologjike ne strehen tuaj me parvo dhe li, dhe ne baze te ligjit per sherbimin veterinar dhe akteve nenligjore ne fuqi KENI DETYRIMIN QE BRENDA 24 OREVE TE RAPORTONI kete situate menjëherë tek Autoriteti Kombëtar iVeterinarisë, i cili nga ana e tij duhet te marre masa urgjente per te adresuar kete situate.

Por ju jo vetem nuk merrni asnje mase per karantinimin e kafsheve te semura dhe pse prej kohesh e dini kete situate por vazhdoni te merrni kafshe nga rruga dhe ti vendosni ne te njejtet kafaz me qente e semure duke i vrare keshtu me dashje.

E me tej te beni dhe ate qe dini me mire te beni shfaqje me kafshet e gjora qe jane me prag te vdekjes.

I bejme thirrje @mbzhr_al Ministres @frida.krifca qe te marre masa urgjente per te mbyllur aktivitetin e strehes se bashkise Tirane pasi ka nje situate epidemie te rende dhe te zbatoje si e urdheron legjislacioni ne fuqi masat profilaktike, me qëllim kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë.

Kjo epidemi po perhapet dhe ne klinika e spitale te tjera ku cohen kafshet e semura per tu kuruar dhe mund te infektoje dhe qen me pronar.

Ju lutemi te gjitheve kontaktoni ne me Ministren e Bujqesise ne [email protected] duke i kerkuar te marre masa te menjehershme kundrejt strehes qe menaxhohet nga Bashkia Tirane per shkak te semundjes se lise qe ka afektuar shume nga qente ne strehe.

Ne menyre absolute nuk duhet te meren kafshe te reja nga rruga e stafi veterinar duhet te marre te gjitha masat per te izoluar dhe kuruar kafshet e semura.

Ne do te njoftojme organizaten boterore te shendetit te kafsheve per ti bere te ditur situaten. Kete detyrim e kane autoritet tona bazuar ne nenin 22 te ligjit per sherbimin veterinar.

Strehat e kafsheve nuk kane per te qene asnjehere zgjidhje per menaxhimin e kafsheve te rruges.

Të fundit