Flash News

E-TJERA

“I kanë sulmuar nga sytë”, flet babai i një prej shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi

“I kanë sulmuar nga sytë”, flet babai i një prej

Met Dervishi, babai i një prej tre shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi, ka treguar për mediat çfarë i ka rrëfyer djali i tij, Azemi, për ngjarjen e ndodhur në Herceg Novi.

Ai tha se djali ka telefonuar dhe ka treguar se u sulmuan rëndë nga disa persona të veshur me rroba ushtarake. Sipas tij, ata kishin dhunuar edhe të tjerë, ndërsa rrëfen se Azemi punonte në Gjermani.

“U bashkua me shokët e punës. Makina ka qenë me të gjitha, targa gjermane, me dokumentacione, me siguracione. Djali punonte në Gjermani prej dy vitesh. U nisën, kontaktuam në orën 2 pa 20, tha tani po dalim jemi në rrugë. Sa kaluan 7-8 kilometra, në qendër banimi tha erdhën u sulën menjëherë. Sulmuan edhe të tjerë thanë, ishte këmba 48, ia fuste e bënte gropë. Asgjë nuk kanë komunikuar me gojë. I kishin marrë byzylykun nga dora. I kanë sulmuar  nga sytë, këtë e kanë dërrmuar në kokë. Djali mori në telefon jam aksidentuar, kështu na kanë dalë me rroba ushtarake. Ata Malit të Zi thonë janë serbë”, tregon babai.

Të fundit