Flash News

E-TJERA

I kapur në operacionin “Ura”: Kush është administratori i “Ligori Travel” dhe si ndihmoi rrjetin e trafikut të kokainës

I kapur në operacionin “Ura”: Kush është

Megaoperacioni i koduar “Ura”, i ndërmarrë në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, është zgjeruar edhe në qytetin e Fierit. Një nga personat e arrestuar është Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së njohur të transportit ndërkombëtar “Ligori Travel”, që operon në linjën Shqipëri-Itali.

Sipas burimeve policore, Çombashi u ndalua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në fshatin Sheq Marinas. Ai nuk është një emër i panjohur për forcat e rendit, pasi edhe në vitin 2016 është arrestuar në Vlorë për kontrabandë mallrash.

Dyshimet hetimore hedhin dritë mbi një aktivitet të dyshuar kriminal të Çombashit, i cili, përmes rrjetit të transportit, dyshohet se ndihmonte në transferimin e shumave të mëdha parash të përfituara nga veprimtari të paligjshme në Itali, për t’i dërguar më pas te të afërmit e personave të përfshirë në Shqipëri.

Banorë të zonës bëjnë me dije se Çombashi e ka nisur aktivitetin në fillim të viteve ’90 me furgonë, duke ndërtuar më pas një biznes të konsoliduar në fushën e transportit ndërkombëtar.

Operacioni “Ura” ka çuar deri më tani në lëshimin e 52 urdhër-arresteve dhe vijon të zbulojë lidhje të reja mes rrjeteve kriminale që operojnë në të dyja anët e Adriatikut.

Të fundit