Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Akuza e infermieres për ngacmim seksual çon pas hekurave 63-vjeçarin

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt fshatit Paftal, 16 km larg Beratit, për problemin e zonjës Firuze Kosova.
Ajo tregon me lot në sy arrestimin e bashkëshortit Gëzim Kosova, 63 vjeç, me akuzën e përndjekjes dhe ngacmimeve seksuale ndaj infermieres së fshatit, Qamurane Kosova.
Mjekja e fshatit mohoi në mënyrë kategorike, të ketë thënë ato, që janë shkruar në dëshminë e saj, nën presionin e OPGJ Ledion Ferzaj.Po kështu dëshmitari tjetër, kryeplaku i fshatit,tha, se ka probleme toke me të dënuarin, por jo ngacmime seksuale.
Denoncuesja, Firuze Kosova: Burrin tim e kanë arrestuar më datë 24 Nëntor 2022. E akuzon Qamurane Kosova sikur ai e përndjekte, sikur ai e përndjek atë. Në kohën që ka ardhur policia, ne kishim ardhur këtu, po pinim kafre, sapo kishim ardhur nga puna.
E merr Aguri, i plotfuqishmi në telefon dhe i thotë “ku je Gëzim?”. “Në shtëpi”, i thotë ai. Makina ndërkohë kishte ardhur këtu poshtë, e kishte lajmëruar ajo zonja. Ai i “tha ku ishe para një gjysme ore?”. “Po mblidhja ullinj me gruan”, i tha ai. “Mirë hajde pak poshtë”, i tha ai. Më pas kur u ul poshtë i tha “Gëzim ka lajmëruar Qamuranja policinë “se ti e ke ngacmuar në qendër shëndetësore”. “Jo, nuk ka mundësi, s eisha me gruan”, i tha ai. I kishte duart me baltë kur e morën. Ndërkohë, kjo zonja del nga shtëpia dhe ishte makina aty dhe ju tha “kam frikë unë nga ky, futen në burg se unë kam frikë se më vret me armë.”
Gazetarja: Kundrejt Gëzimit ka bërë akuzën infermierja, ndërkohë edhe doktoresha e ka miratuar se infermierja e saj ngacmohet seksualisht nga ky banor.
Denoncuesja, Firuze Kosova: Në një kohë që këta nuk rrijnë kurrë bashkë.
Gazetarja: Ka edhe dëshminë kryeplaku i fshatit që ka pohuar një gjë të tillë. A keni kontaktuar me kryeplakun?
Denoncuesja: Po, kam kontaktuar dhe ai më ka thënë “që unë i firmosa, por nuk i lexova”.
Gazetarja: Pse e keni pranuar gjykimin e shkurtuar për bashkëshortin?
Denoncuesja: Po, e pranova sepse më vjen shumë keq. Nuk e duroj dot kur e shikoj prapa hekurave. Është i sëmurë, më lutet ditë për ditë “Më ndihmo, më nxirr që këtu”, më thotë. Është 63 vjeç. Nuk ka faj, ai nuk ka bërë asgjë. Pse shkuan ajo “se ai më këndon këngë dashurie?”, çfarë është kjo? Unë e kam shtëpinë e ndarë dhe kufirin e kam të ndarë, çne unë me të “këndoj, nuk këndoj”. Unë jam në shtëpinë time, këndon televizori, këndon nga malli për fëmijët se janë në Greqi. Jetoj vetëm me bashkëshortin.
Gazetarja: A ka pasur ndonjëherë që bashkëshorti është larguar nga shtëpia, nuk e keni ditur destinacionin e tij ku është?
Denoncuesja: Jo, asnjëherë, ai nuk ndahet asnjëherë nga unë. Kemi marrëdhënie shumë të mirë.
Gazetarja: A e keni të vështirë të dilni ju në fshat?
Denoncuesja: Po, shumë të vështirë. Kanë ndodhur vdekje dhe nuk kam shkuar, më vjen shumë zot. Ka qenë njeri me dinjitet.
Sipas dosjes hetimore për rastin, dëshmitarë për këto ngacmime, kanë dalë kryeplaku i fshatit dhe mjekja e Qendrës Shëndetësore. Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e ka dënuar Gëzimin me 3 vite heqje lirie, që bëhet 2 vjet me gjykim të shkurtuar.
Deklarata e mjekes së Qendrës Shëndetësore, referuar dosjes hetimore: Janë marrë deklarime nga shtetasja Dhurata Abazaj, e cila ka deklaruar se është me detyrë mjeke familje në fshatin Sinje dhe shtetasia Qamurane Kosova punon bashke me të. Ka deklaruar se në qendrën e punës ku janë, kanë shumë shqetësime nga shtetasi Gëzim Kosova, i cili në mënyrë të përsëritur shkon tek qendra e punës dhe i kërkon shtetases Qamurane Kosova që ajo të shkojë në banesë dhe t’i kryejë shërbime shëndetësore në organet intime. Ka deklaruar se Qamurania i ka thënë që është shumë e shqetësuar pasi i kërkon vazhdimisht marrëdhënie intime dhe i ka shkuar tek puna ku e ngacmon dhe i këndon këngë dashurie.
Deklarata e kryeplakut të fshatit, referuar dosjes hetimore: Janë marrë deklarime nga shtetasi Hadil Kosova, i cili ka deklaruar se është kryeplak i fshatit Paftan, Berat dhe ka deklaruar se shtetasi Gëzim Kosova është një shqetësim për të tërë komunitetin dhe ai vetë ka patur kërcënime e probleme me këte person. Ka deklaruar se ai është në dijeni se ky shtetas ka rreth 1 vit që e përndjek dhe i kërkon marrëdhënie intime shtetases Qamurane Kosova, infermieres së fshatit, e cila është e ve dhe jeton e vetme dhe i ka shtëpitë afër me Gëzimin. Ka deklaruar se një ditë më parë, ajo e ka marrë në telefon duke qarë dhe duke thënë se kishte kercënime jete nga shtetasi Gëzim Kosova dhe ai e ka orientuar të drejtohet në polici. Ka deklaruar se ku shtetas shkakton shumë probleme me shumë njerëz. Ka deklaruar se ai është aq problematik, sa mendon se do ishte rrezik per jetën e çdokuj pasi në çdo moment mund të bëjë veprime ekstreme. Në lidhje me problemin e shtetases Qamurane Kosova, ka deklaruar se ai ka dijeni se ajo po përndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga ai, duke u kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht çdo ditë dhe ajo ka mbi tetë muaj që i ankohet për këtë gjë dhe ai e ka drejtuar në polici për të paraqitur kallëzim.
“Stop” takoi infermieren Qamurane Kosova, e cila thotë se nuk ka patur dëshmitarë dhe ngacmimet e bashkëfshatarit të saj, kanë qenë “veshja e bukur” dhe “këngët e dashurisë”.
Gazetarja: Çfarë shërbimi i keni ofruar ju atij që ai ju ka ngacmuar juve?
Gazetarja: Ju ka përndjekur…
Qamurane Kosova: Ik tani, të lutem shumë… Nuk kam asnjë gjë…
Gazetarja: Jo, po do t’i sqarojmë disa gjëra neve sepse burri i botës është në burg.
Qamurane Kosova: Le të jetë në burg, atë e di gjykata e jo unë.
Gazetarja: Tek qendra punoni vetëm ë?
Gazetarja: Sa herë e takoni doktoreshën?
Qamurane Kosova: Kur kemi ashtu, të sëmurë kronikë, e marrim në telefon doktoreshën sepse qendrën e ka në Vreshtan.
Gazetarja: Ju çfarë shërbimesh ofroni nëpër shtëpi
Qamurane Kosova: Matje tensioni, injeksione, mjekime, ata që nuk vijnë dot në ambulancë.
Gazetarja: A ishte një pacient që kishte nevojë për shërbimin tuaj në shtëpi?
Qamurane Kosova: Jo, ky nuk ka pasur ansjëherë nevojë.
Gazetarja: A keni qenë ndonjëherë në shtëpi me të?
Qamurane Kosova: Kam qenë kur ka marrë në telefon mjeken dhe i kam vajtur.
Gazetarja:Çfarë i keni bërë?
Qamurane Kosova: Matje tensioni, asgjë tjetër.
Gazetarja: A ka qenë vetëm apo ka qenë së bashku me bashkëshorten?
Qamurane Kosova: Ka qenë edhe vetëm, edhe me të shoqen.
Gazetarja: Në datën 24 Nëntor…
Qamurane Kosova: O, të lutem shumë, ik tani!
Gazetarja: Në datën 24 Nëntor që zotëria është kapur në flagrancë, a mun dtë më thoni ku keni qenë ju të dy bashkë që ai është kapur në flagrancë?
Qamurane Kosova: A të lutem shumë ik tani, mos më ndiq se nuk ta kam borxh.
Gazetarja: Kur nisën këto ngacmime?
Qamurane Kosova: O, ik tani, i di ai që është në burg tani. Do të ikësh tani, të lutem shumë. Mos të bëj ndonjë veprim e do të dënohesh shumë pastaj.
Qamurane Kosova: Ashtu si më ngacmonte
Gazetarja: Kë ke patur dëshmitar për ngacmimet që të ka bërë?
Qamurane Kosova: Veten time kam pasur dëshmitar. Më dilte tek rruga, i veshur bukur, më bënte me sy dhe me dorë. Unë nuk i ktheja përgjigje sepse nuk i flisja. “mirë, mirë, mos fol ti, po unë do të heq nga puna” dhe dërgonte mesazhe andej që inferimerja nuk shkon në punë, nuk shërben, ndërs aun ikja në punë. Vija nga puna, fillonte fishkëllente, më ruante mua prapë, nuk dilja dot përjashta. Kja bënte, qasu, qasu, vinte tek muri e më thoshte “të kam xhan e të kam shpirt, unë të dua e ti nuk më do, unë të afrohem…” I thoja “largohu se nuk kemi moshën, ti 63 e unë 60 vjeç”. Ja kaq, kështu. E durova, e durova…
Mjekja: Isha unë atje se jam edhe drejtoreshë e qendrës unë dhe si titullare me të drejtë, mua më thirrën atë ditë që Qamuranja kishte një problem me rastin.
Gazetarja: Kur, më 24 Nëntor?
Mjekja: E ke aty sepse një palo ashtu që doli, ai Ledio, nga presioni që na bënte ka devijuar dhe dëshminë aty që unë mora vesh më vonë sikur unë isha prezent në momentin që këta bënin, po themi kur kishte ajo ngacmimet. Kjo gjëja shumë e ndryrë.
Gazetarja: Tani, thuhet se Dhurata ka deklaruar se ka qenë aty…
Mjekja: Shumë e ndyrë sepse si mund të jetë mjekja? Ja, tani, ku isha unë tani? Infermieret operojnë ën çdo fshat dhe unë njihem me problematikën dhe jo drejtëpërdrejt me ato, por kur pacienti bën një ankesë. Unë nuk jam okulare që të shoh se çfarë bën ajo, unë këtë ja shpjegova dhe atij dhe ai palo ashtu që e pësoi më vonë ai. Unë i thashë që mos më ngatërro mua më këto gjëra se unë jam titullare, unë ndjek punën, ndjek aktvitetin e qendrës, unë nuk mund të jem prezent kur infermierja mat tensionin, bën injeksionin.
Pati një problem, më thirrën në lidhje me këtë rastin. Unë ju thashë se “:di që ka të drejtë se ai kërkon shërbim, është një pacient kronik, i cili nuk ishte paraqitur pranë nesh, merrte vetëm rekomandime”. Unë nuk rri atje, të jem okulare se çfarë bën infermieri. Unë nuk di se çfarë bën burri im e jot ë di se çfarë bën infermieri.
Gazetarja: Gëzimi, a është problematik?
Kryeplaku i fshatit: Tani, derisa unë kam këto ankesat, që ka qenë problematik në toka e gjëra.
Gazetarja: Jo, nuk më intereson për toka.
Kryeplaku i fshatit: Unë këto kam shkruar atje, për toka sipas letrës që më ka dhënë ajo, i jam drejtuar dhe unë.
Gazetarja: Ku e dinit ju se ka një vit që i kërkon marrëdhënie…? Kështu keni shkruar.
Kryeplaku i fshatit: Unë nuk dija gjë, nuk e kam shkruar unë atë. Jo, për atë nuk kam shkruajtur asgjë. Kjo më ka marë në telefon në darkë që “merr policinë e zonës e hajde se po kështu, kështu, po më ngacmon filani”. Megjithatë, unë nuk e mora në darkë policinë e zonës. Më ka ardhur këtu, ishin edhe këto fshatarët, nuk më la gjë pa thënë, që ju hani bashkë, etj. Megjithatë mora, policinë e zonës dhe më pas e ka arrestuar tek shtëpia. Unë nuk di gjë më, kaq di unë.
Gazetarja: A keni pasur episode të tjera më Gëzim Kosovën në lidhje me këtë problematikë, për ngacmime dhe ndjekje të grave të fshatit?
Kryeplaku i fshatit: Jo, nuk kam pasur./tvklan
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38