Flash News

E-TJERA

I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Flet Vangjel Tavo

I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Flet Vangjel Tavo

Vangjel Tavo ka folur për herë të parë pasi në mediat greke emri i tij qarkulloi si pasardhës i Fredi Belerit në Bashkinë e Himarës, propozim i kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për Balkan Web, Tavo ka mohuar lajmet e mediave greke duke thënë se nuk ka dëshirë të angazhohet në politike.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke. S’kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, është shprehur ai.

Kujtojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Fredi Beleri, ndodhet në burg, pasi akuzohet për blerje votash.

Të fundit