Flash News

E-TJERA

I kërkuar në Itali, arrestohet i riu me dy emra në Durrës

I kërkuar në Itali, arrestohet i riu me dy emra në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar të dënuar nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

"Strukturat e DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas në kërkim ndërkombëtar që fshihej në qytetin e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Gjatë operacionit, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi Ermal (Fation) Skender Dumo, 39 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit në Trento, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.", njofton policia.

Të fundit