Flash News

E-TJERA

I kërkuar në Kosovë për d*ogë, arrestohet 27-vjeçar në Cërrik

I kërkuar në Kosovë për d*ogë, arrestohet

Nj 27-vjeçar i kërkuar nga Kosova është arrestuar në Cërrik. I riu do të ekstradohet drejt Kosovës, aty ku gjykata e Pejës i ka caktuar masën “arrest në burg” për kultivim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. Q., 27 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit”, njofton policia.

Të fundit