Flash News

E-TJERA

I kërkuar nga 180 shtete, kapet në Kolumbi shqiptari i njohur si “El Gardo”

I kërkuar nga 180 shtete, kapet në Kolumbi shqiptari i njohur si

 Është arrestuar në Santa Marta të Kolumbisë shqiptari i njohur ndryshe si “Niko” ose “El Gordo”, i akuzuar për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës.

Besnik Nikolli u arrestua me urdhër të Prokurorisë në Santa Marta, i kërkuar prej tetorit 2021 nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës.

Shqiptari  kërkohej në më shumë se 180 shtete duke i konsideruar si një objektiv i lartë i përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se alias ‘Niko’ ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.

Prania e tij në Kolumbi synonte të krijonte kontakte me rrjetet e trafikut të drogës. 

Të fundit