Flash News

E-TJERA

I kërkuar nga autoritetet kosovare për trafik d*oge arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

I kërkuar nga autoritetet kosovare për trafik d*oge arrestohet

Një 34-vjeçar, Erion Etemaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, është arrestuar në fshatin Papër të Elbasanit.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ku ai akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas autoriteteve, Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Etemajn më 30 tetor 2024, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit ndërmjet Komisariatit të Policisë Elbasan, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë.

Aktualisht, Interpol Tirana po vijon punën për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Kosovës.

Të fundit