Flash News

E-TJERA

I kërkuar nga drejtësia amerikane për trafik droge, 41-vjeçari kapet në rrugën Tamarë-Hani i Hotit

I kërkuar nga drejtësia amerikane për trafik droge,
Pamje nga operacioni

Policia ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. “Detroit”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me shumë institucione ndërkombëtare çoi në pranga të një shtetsasi të huaj.

L. V., 41-vjeç kërkohej nga drejtësia amerikane për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Ai u kap në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë do të merret me procedurat e ekstradimit të 41-vjeçarit drejt SHBA-së. Ndaj tij, Gjykata e Michiganit ka vendosur në qershor të këtij viti “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Të fundit