Flash News

E-TJERA

I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Gjermani 21-vjeçari, pranga edhe tropojanit në Britani

I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Gjermani 21-vjeçari, pranga
Foto Ilustruese

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK është arrestuar në Gjermani. D. L., kërkohëj si anëtar i një grupi të strukturuar kriminl që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Po ashtu, është arrestuar në Britaninë e Madhe edhe një 35-vjeçar nga Tropoja, ndaj të cilit është vendosur masa “arrest në burg” në vitin 2022, për trafikun e lëndëve narkotike.

“Kapet në Gjermani, një shtetas i akuzuar nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

kapja në Gjermani, e shtetasit D. L., 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit B. Ç., 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata  në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri”, njofton policia.

Të fundit