Flash News

E-TJERA

I kërkuar për vrasje në Gjermani, ekstradohet nga Shqipëria 23-vjeçari kosovar

I kërkuar për vrasje në Gjermani, ekstradohet nga Shqipëria

Është ekstraduar gjatë ditës së sotme, nga Shqipëria drejt Gjermanisë, 23-vjeçari kosovar Shkëlqim Kastrati.

Kastrati me origjinë nga Kosova, është akuzuar se si pasojë e një konflikti me punonjësin e sigurisë së një klubi nate në Gjermani, e ka qëlluar këtë të fundit me pistoletë duke e dëmtuar rëndë.

Fatmirësisht, punonjësi i sigurisë ka mundur t’i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek anti-plumb.

Pas ngjarjes, Kastrati u largua menjëherë nga Gjermani, duke u strehuar në Shqipëri, dhe në maj 2019 u bë i mundur arrestimi i tij.

Të fundit