Flash News

E-TJERA

I kërkuar për dy vrasje, arrestohet në Slloveni shqiptari Roland Cretu

I kërkuar për dy vrasje, arrestohet në Slloveni shqiptari Roland

Roland Cretu, 41 vjeç, është arrestuar në Slloveni nën akuzën për përfshirje në dy vrasje të ndodhura në Itali dhe Slloveni. Mediat italiane raportojnë se Cretu, i cili përdor disa identitete false dhe ka mbiemër rumun, është gjithashtu një ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në Shqipëri.

Në 27 tetor, në Saronno të Vareses (Itali), ai dyshohet se ka ekzekutuar me dy plumba një të pastrehë ukrainas, Vadym Usatyi, 46 vjeç. Hetimet zbuluan se viktima ishte konfliktuar me Cretun për arsye banale, pas një përplasjeje të këtij të fundit me familjarët e ish-të dashurës. Pas vrasjes, Cretu u largua drejt Zvicrës, duke u zhdukur për disa javë.

Në dhjetor 2024, Roland Cretu u arrestua në Lubjanë (Slloveni) së bashku me dy persona të tjerë, Dino Muzaferoviç (39 vjeç), një malazez i njohur si “Cezar” dhe pjesë e klanit mafioz “Škaljari”, si dhe një shtetas slloven, Jako Bergant (22 vjeç). Ata akuzohen për vrasjen e Satko Zovkos (Kekic), një dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë, i cili kishte dhënë informacione për grupet mafioze ballkanase “Kavaç” dhe “Škaljari”.

Viktima, Zovko, u ekzekutua më 29 nëntor në Lubjanë, kur autorët i dolën përpara dhe e qëlluan me armë në automjetin e tij pas daljes nga një kazino. Policia sllovene zbuloi një pajisje GPS të instaluar në makinën e viktimës, që i çoi hetuesit tek emrat e autorëve.

Cretu dhe bashkëpunëtorët e tij janë aktualisht nën hetim për përfshirje në aktivitete kriminale të organizatave mafioze ndërkombëtare dhe pritet të përballen me drejtësinë në Slloveni dhe Itali.

Të fundit