Flash News

E-TJERA

I kërkuar për plagosje dhe vjedhje, arrestohet i riu në Durrës

I kërkuar për plagosje dhe vjedhje, arrestohet i riu në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi ishte dënuar më herët me 4 muaj burg për vjedhje të mbetur në tentativë, ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u lokalizua Durrës, u kap dhe u vu në pranga, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi: H., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31.01.2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje””, njofton policia.

 

Të fundit