Flash News

E-TJERA

I kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Pogradec 43-vjeçari Ergys Likaj

I kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet

Policia ka vënë në pranga këtë të diel shtetasin Ergys Likaj, 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Arrestimi i tij u krye në Pogradec, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 27”, zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale (Fast Albania), në bashkëpunim me homologët italianë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Gjykata e Romës e ka dënuar Likajn në vitin 2016 me masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i narkotikëve”, të parashikuara në Kodin Penal të Italisë.

Pas arrestimit, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 43-vjeçarit drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë.

Të fundit