Flash News

E-TJERA

I kërkuar prej 5 vitesh në Gjermani, shqiptari arrestohet në Itali

I kërkuar prej 5 vitesh në Gjermani, shqiptari arrestohet në

Një shtetas shqiptar, i kërkuar për grabitje në Gjermani, është arrestuar nga policia italiane në Bari. 38-vjeçari, që kishte qenë në kërkim prej pesë vitesh, u kap nga efektivët e Skuadrës Fluturuese të Komisariatit të Policisë Bari. Pas hetimeve, ndaj tij u dërgua një shënim gjurmimi Shengen dhe u konfirmua nga Shërbimi i Bashkëpunimit Policor se ai ishte në pritje të një urdhri-arresti europian.

Shtetasi shqiptar akuzohet se së bashku me disa bashkëpunëtorë ka kryer në total 9 vjedhje në veri të Gjermanisë, duke vjedhur sende dhe para me vlerë rreth 140 mijë euro. Për këtë krim, ai pritet të dalë në gjyq në Gjermani për vjedhje të rëndë.

Pas arrestimit, i kërkuari është dërguar në burgun e Barit për të përfunduar procedurat ligjore.

Të fundit