Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik, gjykata shfuqizon masat e sigurisë për punonjësit e Ministrisë së Brendshme

Sulmi kibernetik, gjykata shfuqizon masat e sigurisë për

Gjykata e Tiranës ka hequr masat e sigurisë për 5 punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Departamentit të Administratës Publike të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në kohën ku ndodhi sulmi kibernetik nga Irani.

Pesë punonjësit e ministrisë më herët ishin nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

“Referuar raportimeve te mëparshme ne media, lidhur me procedimin penal për sulmin kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen e menaxhohen nga AKSHI, mbi kërkesat e prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj personave nën hetim Znj. A. S., Z. I. L., Znj. R. Ll., Z. A. S. masën e sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”

Mbi ankimet e personave nën hetim të sipërcituar, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimet respektive të datës 22.12.2022, vendosi të shfuqizojë vendimet e marra nga gjykata e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit”, njofton gjykata.

Më 15 korrik të këtij viti, Shqipëria u përfshi nga sulme kibernetike të cilat hackeruan portalin e-Albania dhe më pas në shtator hakerat ndërhynë duke vjedhur të dhëna nga sistemi TIMS.

Të fundit