Flash News

E-TJERA

Sulmi kibernetik i Iranit, rikthehet sistemi TIMS në 6 pika kufitare

Sulmi kibernetik i Iranit, rikthehet sistemi TIMS në 6 pika kufitare

24 orë pas sulmit kibernetik në në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare në vendin tonë nga Irani, sot është rikthyer sistemi TIMS në gjashtë prej tyre.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi konfirmon në një reagim në Facebook se puna po vijon normalisht në Rinas, Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë, si dhe po vijon puna për rikthimin e sistemit TIMS edhe në pikat e tjera.

Përgëzime ekipit të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për punën pa ndërprerje që nga minuta e parë e sulmit kibernetik, për të rivënë në funksionim sistemet tona dhe veçanërisht atë TIMS.

Gjithashtu falënderoj partnerët amerikanë që kanë qenë pranë edhe në këtë rast e po bëjnë çdo përpjekje për ta bërë Shqipërinë sa më të sigurt. Prej mesnatës sistemi TIMS është rikthyer në funksion të plotë në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas. Po kështu është rivënë në punë edhe në pikat e tjera kufitare të vendit: Hani i Hotit, Kapshticë, Muriqan, Morinë, dhe Kakavijë.

Aktualisht ekspertët tanë po vijojnë punën e pandërprerë për rikthimin e sistemit TIMS në Pikat e tjera të Kalimit Kufitar si dhe po marrin masat nevojshme për të mos pasur më ndërprerje. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që janë ndeshur me vonesa.

Ne kemi punuar prej momentit të parë kur u detektua sulmi kibernetik, për të garantuar mbi të gjitha paprekshmërinë e të dhënave dhe më pas për rikthimin në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme”, shkruan ministri.

  

Të fundit